VIDEO/ Vinçi bie dhe shtyp për vdekje 4 persona, 6 të tjerë plagosen
Katër persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një vinç u rrëzua dhe shtypi besimtarët jashtë një tempulli në shtetin jugor indian të Tamil Nadu.
Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje jashtë një tempulli që ndodhet 85 kilometra në perëndim të Chennai (Madras), kryeqyteti i këtij shteti federal.
Të paktën tetë persona ishin ngjitur në vinç për të varur kurora me lule të ofruara nga pelegrinët.
Në videon e publikuar nga mediat indiane tregohet momenti i përmbysjes së vinçit dhe skenat e panikut që pasuan.
Tre persona kanë humbur jetën menjëherë dhe një i plagosur vdiq në spital mëngjesin e së hënës.
Operatori i vinçit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Një zëdhënës i policisë ia atribuoi tragjedinë gabimit njerëzor, duke nënvizuar se operatori nuk i kushtoi vëmendje terrenit, duke bërë që mjeti të anonte dhe përfundimisht të përmbysej.
#TamilNadu | 4 people died & 9 others were injured after a #cranecollapsed during a temple festival event in #Keelveethi in #Arakkonam. #BREAKING #craneaccident #arakkonam #Accident #Temple #Death #India | #Crane | #Accident | #Dead | #Injury | #TN | #TempleFestival | pic.twitter.com/iKCjaw7OFV
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) January 23, 2023
