Tanket në Ukrainë, Gjermania mohon bllokimin e eksportit Polonia ka premtuar 14 tanke për Kievin
Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock ka thënë se ajo nuk do të pengonte Poloninë nëse ata do të dërgonin tanket Leopard 2 në Ukrainë. Gjermania ka ligje eksporti që pengojnë vendet e tjera për dërgim të tyre, por sipas ministres Polonia nuk kishte kërkiar ende leje. Deklarat vijnë në një kohë që Ukraina ka kërkuar sigurimin e tankeve nga Perëndimi për të mposhtur Rusinë.
Pasi Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që të sigurojë tanket e prodhuara nga Gjermania që sipas tyre do ti ndihmojnë ata të mposhtin Rusinë, ka ardhur edhe reagimi nga ministrja e jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock, e cila ka thënë se ajo nuk do të pengonte Poloninë nëse ata do të dërgonin tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Por, Gjermania ka ligje të eksportit që pengojnë vendet e tjera që ta bëjnë këtë dërgim.
Megjithatë, Baerbock tha se Polonia nuk kishte kërkuar ende leje eksporti.
Javën e kaluar, kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki tha se vendi ishte gati të siguronte 14 tanke Leopard 2 për Kievin në qoftë se Berlini i lejonte ata ta bënin këtë.
Tanket Leopard 2 ishin projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat janë duke u përdorur në pushtim.
Besohet se ka më shumë se 2,000 prej tyre në mbarë botën dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se rreth 300 prej tyre do të ndihmonin për të siguruar një humbje ruse.
Shumë vende aleate janë zhgënjyer me Gjermaninë për shkak të hezitimit të saj për të dërguar tanket e veta Leopard 2.
Sipas rregullave aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë gjithashtu çdo ri-eksport të tankeve të saj nga vende të tjera, të tilla si Polonia.
Pas një takimi të më shumë se 50 vendeve aleate të premten, Gjermania nuk ishte angazhuar ende të furnizonte tanket dhe as të lëshonte licencën e tyre të eksportit. Por ajo mohoi bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë tradicionalisht skeptik për përfshirjen e Gjermanisë në konfliktet ushtarake, dhe i shqetësuar për shkak se mund të bëhet një përshkallëzimi nga Rusia.
Schloz u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në fundjavë për të përsëritur aleancën e pas-luftës të të dy vendeve.