VIDEO/ Ndihmësi i kryeministrit japonez me duar në xhepa, komentet negative shkojnë deri tek nëna e tij

Seiji Kihara , një ndihmës i kryeministrit japonez, është bërë së fundmi shënjestër e komenteve negative në internet, pasi është filmuar në një vizitë zyrtare në SHBA duke qëndruar me duar në xhepa pas Fumio Kishida -s teksa fliste para kamerave.

52-vjeçari Kihara, i cili mban titullin e zv.sekretarit të përgjithshëm të kabinetit ka zbuluar se pasi u kthye në shtëpi, përveç morisë së komenteve kritike që e karakterizonin si “të vrazhdë” në rrjetet sociale, ai gjithashtu iu desh të përballej me një tërheqje veshi nga nëna e tij.

“Gafa” e Kihara-s ndodhi më 13 janar , gjatë turit të Kishidës në pesë vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, në kuadër të të cilit u zhvillua edhe përballja e tij e parë me Biden në cilësinë e kryeministrit. 

Në pamjet e postuara nga gazeta Asahi Shimbun në Tëitter, ku shihet "dislokimi" i zyrtarit, Kihara shihet duke qëndruar dy deri në tre metra pas Kishidas, me duart në xhepa dhe kokën lart.

Pasi shikon poshtë, kupton se ishte fokusuar nga kamerat, ndaj nxjerr duart nga xhepat, duke marrë një pozë më formale.

Por më e keqja për 52-vjeçarin ishte se këto komente ranë në sy të nënës së tij të moshuar, e cila e telefonoi për t'i treguar, duke i thënë se e bënte të turpërohej dhe duke e këshilluar që herën tjetër t'i qepte xhepat.

Kihara, i cila e ndau historinë në një kanal të analizës politike në YouTube, e justifikoi lëvizjen, të cilën disa e panë të vrazhdë, duke thënë se "ai është një nga ata njerëz që fut duart në xhepa edhe kur është duke ecur", duke shtuar se ishte plotësisht i zhytur në ato momente nga deklaratat e Kishidës, të cilat ai po përpiqej t'i mësonte përmendësh për t'i përcjellë më pas në mediat japoneze.

 “Po mendoja se si të përcillja sa më mirë atmosferën miqësore mes SHBA-së dhe Japonisë”, tha zyrtari, ndërsa zyrtarët reaguan me të qeshura.