Në kërkim për atentate, kapen në Spanjë tritolvënësit shqiptarë: “Po planifikonin vrasje në Barcelonë e Madrid”
Arrestohen në Barcelonë dhe Madrid drejtuesit e një organizate kriminale të arratisur nga Shqipëria. Mediat spanjolle raportojnë se banda e drejtuar nga të arrestuarit po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në një rrjet trafiku droge.
"Policia Kombëtare ka arrestuar në Barcelonë dhe Madrid dy persona që drejtonin një organizatë kriminale dhe që ishin arratisur nga Shqipëria pasi akuzoheshin për krimet e armëmbajtjes, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave.
Nga informacionet e marra në nëntorin e kaluar, hetuesit mësuan për praninë në Spanjë të dy të arrestuarve dhe pas disa përpjekjesh ndaj tyre u lëshuan përmes Interpolit dy urdhër-arreste, sqaruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit tani po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në një rrjet trafiku droge.
Të arrestuarit kishin urdhra kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria ku lidheshin me zbulimin e lëndëve plasëse dhe armëve të tipit C-4 gjatë një hetimi.
????Detenidos 2 fugitivos que habían huido de #Albania acusados de los delitos de tenencia de armas, tenencia de explosivos y blanqueo de capitales
— Policía Nacional (@policia) January 19, 2023
???? A ambos les constaban órdenes de búsqueda internacional y planeaban asesinar a miembros de una organización criminal rival pic.twitter.com/1dX6COGUc2
Ata dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë dhe u larguan nga Shqipëria të akuzuar për krime të mbajtjes së armëve, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave, shpjegoi policia.
Një prej të arrestuarve, lidhur me zbulimin në Shqipëri të lëndëve plasëse dhe armëve të zjarrit, po hetohej në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi u gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave.
Pas përpjekjeve të ndryshme, ai ka mundur ta lokalizojë në Turqi me qëllim që të kthehet në Barcelonë, ku ai ishte aktualisht dhe ku u arrestua me uljen në aeroportin e Barcelonës.
I dyti nga të arrestuarit, i cili gjithashtu lidhej me aktivitete të paligjshme në Spanjë si trafik droge dhe falsifikim dokumentesh, ndodhej në qendër të Madridit, ku pas një operacioni të kujdesshëm policor për shkak të rrezikshmërisë së tij të veçantë, u arrestua", raporton media spanjolle "Levante"


