Kanadaja me udhëzim të ri: 2 pije alkoolike në javë
Kanadaja ka ndryshuar udhëzimet e konsumit të alkoolit sipas raportit të ri nga Qendra për Përdorimin e Substancave dhe Varësinë, financuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij një person lejohet të pijë maksimumi 2 pije në javë (secila e barabartë me 341 ml një birrë alkoolike në 5% ose 142 ml të verës) dhe etiketa paralajmëruese të detyrueshme për të gjitha pijet alkoolike.
Tejkalimi i këtij pragu, sipas ekspertëve kanadezë,mund të çojë në një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.
Kjo shënon një kthesë në krahasim me udhëzimet e 2011-ës ku u lejuan maksimumi 10 pije në javë për gratë dhe 15 për burrat.
Ekspertët kanadezë, raporton BBC , shpjegojnë se ndryshimi drastik i udhëzimeve, nga pothuajse 2 pije në ditë në dy në javë , është rezultat i një studimi të mirë ndër vite.
"Mesazhi kryesor i këtyre udhëzimeve është se çdo sasi alkooli nuk është e mirë për shëndetin tuaj ," tha Erin Hobin, një shkencëtare e shëndetit publik në Ontario dhe anëtare e panelit të ekspertëve që hartuan udhëzimet e reja.
“Dhe nëse pini, më pak është akoma më mirë”, shtoi ajo.