Agresioni rus në Ukrainë, Spanja mesazh BE-së: Duhet të luftojmë farat e kalbura të mbjella nga Putini

Kryeministri i Spanjës theksoi të martën nevojën për unitet afatgjatë evropian në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për mediat vendase, kryeministri Pedro Sánchez tha se çmimi i luftës së Rusisë ndaj popullit ukrainas ka qenë i lartë.

“Ata duhet të ndiejnë solidaritetin, ndjeshmërinë dhe angazhimin e të gjithë Bashkimit Evropian. Ne do të jemi me ukrainasit për aq kohë sa të duhet”, tha ai.

Kur u pyet nëse besonte se Putini ishte dobësuar, Sánchez tha se ishte përshtypja e tij që ai ishte dobësuar.

Më herët, kryeministri paralajmëroi delegatët që merrnin pjesë në forum se është thelbësore që BE-ja “të luftojë farat e kalbura që Putini ka mbjellë në vendet tona”.

Presidenti rus ka aleatë në Evropë që fshehin simpatitë dhe lidhjet e tyre me Putinin, të cilët duhet të pengohen të shkatërrojnë BE-në nga brenda, tha Sánchez.

Në fjalimin e tij, ai u zotua t’i luftojë ata me të njëjtën bindje që ukrainasit po luftojnë kundër forcave ruse, por me armë të ndryshme.