FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales, do flasin për përgjegjësitë komanduese

 

FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales,
Në foto: Hashim Thaçi

 

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales,

Ata të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Më herët, ata kryesisht paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm.

 

FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales,
Seanca e sotme në Hagë

 

Aty pritet të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars dhe kohëzgjatjen e fjalës së tyre hyrëse.

 

FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales,
Në foto: Jakup Krasniqi

 

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për çështjet tjera procedurale dhe substanciale.

Gjykata speciale ka njoftuar paraprakisht se ndër tjerash, do të kërkohen edhe sqarime nga palët lidhur me procedurën e Zyrës së Prokurroit të Specializuar për nxjerrjen e provave dhe listën e dëshmitarëve që do të paraqiten në gjykim.

 

FOTO-VIDEO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales,
Në foto: Kadri Veseli

 

Një diskutim është paralajmëruar edhe për përgjegjësitë komanduese.

PER TE PARE LIVE SEANCEN NE HAGE KLIKONI KETU