Horror brenda apartamentit në Greqi, gruaja shtyn kontabilistin drejt vetëvarjes për 200 mijë euro. Bashkëshorja shqiptare arratiset me paratë
Një borxh prej 200 mijë eurosh i kushtoi jetën një kontabilisti në Greqi. Policia ka arrestuar një 47-vjeçare për nxitje dhe dhënie ndihme në vetëvrasje.
Viktima u gjet i varur në banesë e tij, mbrëmjen e së hënës.
Si gruaja dhe viktima njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale.
Gruaja 47-vjeçare, e cila hapi derën e banesës në rrugën Grammou kur policia u vërsul aty dhe gjeti të varurin, ka qenë më parë punonjëse në një hotel të madh, ndërsa vitet e fundit punonte në jë dyqan lulesh të njohur në Athinë.

47-vjeçarja mbërriti pasditen e sotme në oborrin e Gjykatës së Evelpidonit me tiparet e fytyrës të mbuluara. Në krah të saj ishte e ëma, e cila pretendon se 50-vjeçari i kishte zhvatur një shumë të madhe parash.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të ERT-së, të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek viktima kanë shkuar në dyqanin e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur.
Në vendngjarje është thirrur edhe policia. Sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në vendin e saj.
Kështu, paratë që i kishin dhënë për investim kanë avulluar.
Më pas pasoi ngjarja me rrahjen e tij, të shtunën e kaluar dhe më pas fundi tragjik, ku u gjet i varur në banesën e tij.

50- vjeçari ishte baba i dy vajzave. Siç del nga raportet paraprake të policisë, 47-vjeçarja i ka shkuar në banesë viktimës për ti kërkuar borxhin.
Sipas saj, ajo i kishte dhënë para siguruesit, i cili e mashtroi duke i dhënë premtime të rreme.
Sipas të njëjtave informacione, 47-vjeçarja kishte bindur edhe persona nga rrethi i saj i ngushtë që t'i jepnin para. Policia po shqyrton denoncimet e të arrestuarit, sipas të cilave 50-vjeçari kryente mashtrime në vazhdimësi.
Në takimin fatal, viktima sipas asaj që dyshohet se i ka thënë policisë 47-vjeçarja, ka qenë i dëshpëruar pasi nuk mund ti kthente paratë.
Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, ka marrë një kordon dhe ka tentuar ta mbysë 50-vjeçarin. Ai ka reaguar dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Sipas dëshmisë së saj, pasi ka tentuar ta mbyste, 50-vjeçari i ka thënë: “Nuk duroj dot më, do vras veten”.
Viktima dyshohet se ka marrë një litar dhe është varur.
Gruaja ka pranuar se kur burri e futi kokën në litar, ajo i kërkoi të vriste veten dhe i shtyu karrigen.
“E ndihmova, i shtyva karrigen ” tha ajo.
Kur e pa burrin të varur, nuk dinte çfarë të bënte derisa u shfaq policia.

Pak minuta para se të takonte viktimën e saj, 47-vjeçarja është regjistruar nga një kamerë me qark të mbyllur, ku duket se është duke ecur me nxitim, duke kërkuar vendin e saktë të shtëpisë së tij.
Siç shihet në video afrohet një punonjëse e dyqanit, e cila duke folur për protothema.gr tha se ajo e ka pyetur nëse e dinte adresën e viktimës:
“Më pyeti se ku është adresa... Merr policinë, Unë do ta vras atë” tha ajo.