Masterchef në Greqi, garuesi transgjinor kërkon të fitojë që me paratë të ndryshojë gjininë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 11:19
MasterChef 7 Greqi u shfaq premierë me pretendentët e parë për titullin duke fituar ndaj shefave me pjatat e tyre .
Përveç pjesës konkurruese, disa prej rrëfimeve të kandidatëve kanë “prekur” tre shefat.
Njëri prej tyre është ai i 27-vjeçarit Emilios, një djalë transgjinor që pëlqen gatimin dhe dëshiron të fitojë çmimin.
Për sa i përket asaj se çfarë do të bëjë me çmimin nëse fiton, garuesi u tha shefave se paratë do t'i përdorë për operacionin e ndryshimit të gjinisë.
Për këtë ai tha: “Në thelb është shuma e parave të operacionit të madh. Ai do të më japë atë që nuk më dha lindja”.
