Vuçiç “kopjon” Ramën: Do të prodhojmë mjete ajrore pa pilot dhe dronë, rrisim rrogat për ushtrinë

Presidenti Aleksandër Vuçiç ishte sot në Shtëpinë e Gardës së Ushtrisë Serbe në Topçider, ku iu prezantuan rezultatet e analizës së gjendjes, kapaciteteve operacionale dhe funksionale të Ushtrisë për vitin 2022.

Ai tha se ushtria do të fokusohet më shumë në avionët pa pilot dhe dronët në periudhën e ardhshme të prodhimit vendas, si dhe se do të punohet shtesë për forcimin dhe fuqizimin e njësive speciale.

Vuçiç bëri të ditur se edhe pjesëtarët e njësive speciale do të kenë rritje të pagës e se paga bazë do të jetë më shumë se 200 mijë dinarë, ndërsa për punë jashtë orarit do të jetë deri në 320 mijë dinarë.

Vuçiç: Në festën kombëtare do të lëshoj një urdhër si Komandant Suprem dhe më pas shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të shpallë konkurs për pranimin e të rinjve dhe të rejave në njësitë speciale, deri në 5000 persona.