Gjermani, 17-vjeçari vret me thikë mësuesen në klasë

Një djalë 17-vjeçar dyshohet se vrau me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale në qytetin perëndimor të Gjermanisë Ibbenburen, tha sot policia lokale.

Mësuesja 55-vjeçare ishte e vetme në një klasë kur 17-vjeçari dyshohet se e sulmoi me thikë, sipas policisë në Münster, në shtetin e Nordrhein-Westfalen.

Sulmuesi i dyshuar më pas thirri policinë dhe kur oficerët e prangosën, ai nuk bëri rezistencë, tha policia gjermane në një deklaratë, e cila nuk specifikoi motivin e sulmit.