"Aleksandër Lapin, shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë"
Gjeneral-koloneli Aleksandër Lapin është emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore Ruse, thanë për agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
“Gjenerali Lapin është emëruar vërtet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse”, konfirmoi një burim i TASS.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe agjencitë e tjera shtetërore nuk e kanë komunikuar ende zyrtarisht emërimin e Lapin. Nëse lajmi do të konfirmohej, Lapin do të zinte vendin e Valerij Gerasimov.
Ndërkaq, qëndrueshmëria e forcave ukrainase gjatë betejës së vazhdueshme për qytetin Soledar në rajonin e Donetsk i ka lejuar Ukrainës të fitojë kohë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit të tij.
Lideri ukrainas falënderoi gjithashtu ushtarët ukrainas të cilët mbrojnë Bakhmutin dhe demonstrojnë qëndrueshmëri maksimale… dhe të gjithë luftëtarët në Soledar që u rezistojnë sulmeve të reja dhe akoma më të ashpra.
Më 9 janar, forcat ruse ripërsëritën përpjekjen e tyre për të kapur qytetin Soledar, i cili ka qenë prej kohësh një objektiv i ofensivës ruse Bakhmut në rajonin e Donetsk, raportoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.
Propagandistët rusë kanë raportuar kohët e fundit se Wagner, një grup mercenar i kontrolluar nga Kremlini, dyshohet se kishte thyer frontin në Soledar dhe po luftonte forcat ukrainase në qytet. Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendoi se grupi ishte gati të kapte Soledar.
Qyteti i minierave të kripës Soledar ndodhet vetëm 10 kilometra në verilindje të Bakhmut dhe është një bastion i rëndësishëm për përpjekjet e Ukrainës për të mbrojtur qytetin, i cili është ndër objektivat më të vlefshëm të Rusisë . Duke pushtuar Soledarin dhe Bakhmutin, Rusia po përpiqet të arrijë qëllimin e saj për të pushtuar të gjithë rajonin e Donetskut.

