Foka “ha ” 3 mijë paund, gllabëroi peshkun dhe vrau rosat në biznesin në Angli

Biznesi i një pronari në Essex te Anglisë, nuk është shkatërruan nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo hajdut, por nga një fokë.  Ajo hëngri të gjithë peshkun në liqen dhe vrau rosat

Një fokë grabitqare shkatërroi biznesin e pronarit anglez Nick North. Ai tregoi se foka e uritur hëngri të gjithë peshkun në liqen, të cilin ai e kishte marrë me qera. Dëmi sipas promarit e kalon vlerën e 3000 paundëve.

Nick North i frustruar u detyrua ta mbyllë biznesin, pasi foka shfaqej herë pas here duke i ngrënë edhe rosat.

Policia vendase e Essex ka bërë të paktën 2 përpjekje për ta kapur këtë grabitqar, por deri tani kanë dështuar.

Foka gri, e moshës rreth një vjeç, u pa për herë të parë më 6 dhjetor duke notuar në lumin Roach në Essex, dhe besohet se ka ardhur nga deti nëntë milje larg.

Më pas ajo u pa në liqenin e ngrirë të Peshkimit Marks Hall në Rochford Reservoir, Essex, më 12 dhjetor, prej ku vazhdon ende të fshihet nga rrjetat e peshkatarëve.

Agjencitë mjedisore janë kundër kapjes së gjitarit, për aq kohë sa nuk është i rrezikshëm për jetët, ndonëse kjo fokë hëngri ushqim me vlerë mijëra paundë.