Vrasja e bujshme në Greqi, babai i Caroline lëshon "bombën": Babis më vrau vajzën se e dinte për trafikun e drogës me helikopter

Nuk ishte një krim pasioni. Vrasja e bujshme Caroline Crouch e mëngjesin e 11 majit 2021 nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës duket se është e lidhur me bandat e drogës.

Të paktën kështu pretenton babai i saj, David, i cili në një intervistë për ANT1 thotë se vajza e tij  u vra nga Babis Anagnostopoulos për një rast trafiku droge.

Në këtë intervistë, David Crouchs pohoi se Babis Anagnostopoulos e ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.

“E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Kishte një restorant ku shkonin Babis dhe Caroline.

Pronari i lokalit ishte i përfshirë në drogë dhe i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën.

Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para.Mora një letër nga Babis që shpjegonte se çfarë ndodhi. Por Babis nuk qëndroi memec.

Kur e bëri, në vend që të mbante gojën mbyllur, i tha Caroline. Caroline ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrej me drogë, ajo do të largohej për në Filipine.

Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë.

Ata e pyetën pse dhe ai si budalla që ishte ju tha: "Unë i thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte nëse e bëj".

Më pas ata i thanë se “nuk duhet t'ja kishe thënë gruas, duhet ta ruaje sekret”.

"Nëse ajo më lë mua, do të jetë në rregull", u tha ai.

“Nëse ajo largohet nga ju, ajo do të largohet, por ajo ende do ta dijë dhe një ditë do të flasë kështu që ne duhet ta heqim qafe atë”, i thanë ata.

Ai u tha: "Nuk mund ta bëni këtë".

Kështu që në fund e vrau vetë. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai e vrau.

Sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit në bandë do ta vrisnin Caroline.

Babis më tha, më shkroi një letër. Dhe i tha edhe nënës së tij. Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë.

Çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq.

Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua”.

Vrasja e bujshme në Greqi, babai i Caroline lëshon