Hodhi fëmijën në lumë për të festuar Vitin e Ri, 29-vjeçarja në Greqi ishte shtruar 10 herë në spital me skizofreni

Një sërë pyetjesh dhe kontradiktash tashmë janë vënë në mikroskop të organeve kompetente, lidhur me rastin e hedhjes së një foshnjeje në digën e lumit Aliakmonasit në natën e ndërrimit të viteve nga nëna e tij.
Sipas autopsisë, foshnja 11 muajshe ka ndërruar jetë nga mbytja në ujërat e akullta të lumit.
Nëna e tij 29-vjeçare thuhet se është shtruar në spital më parë, të paktën 10 herë, pasi më parë ishte diagnostikuar me skizofreni.
Foshnja ka lindur jashtë martese dhe babai pretendon se megjithëse ka bërë përpjekje, marrja e atësisë së foshnjes nuk është bërë i mundur për shkak të kundërshtimit të nënës dhe familjes së saj.
Gjithçka që ka ndodhur mbetet për t'u vërtetuar kur nesër, e mërkurë, 29-vjeçarja të përballet me akuzën e rëndë të vrasjes me dashje në gjendje të qetë shpirtërore. Ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë dhe u shpreh autoriteteve se nuk mban mend asgjë nga akti i rëndë dhe kërkon të dijë nëse ka humbur fëmijën e saj.
Sipas të dhënave të deritanishme të hetimeve paraprake, nëna 29-vjeçare ka shkuar në digën e Aliakmonas dhe aty duket se ka hedhur në ujë foshnjën e saj dhe më pas ka shkuar për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Nëse është e vërtetë që 29-vjeçarja ishte shtruar në spital në të kaluarën dhe në të vërtetë në mënyrë të përsëritur për trajtimin e skizofrenisë së saj, atëherë lind një shqetësim shumë serioz lidhur me bashkëfajësinë e autoriteteve lokale të Imathia, të cilët e lanë këtë grua pa mjekime, ndihmë dhe mbështetje nga institucionet për të rritur fëmijën e saj.
“Zougla” ka kontaktuar me avokatin e 29-vjeçares, Antonis Bideris, i cili i është përgjigjur një sërë pyetjesh rreth çështjes.
Lidhur me elementin madhor të sëmundjes mendore nga e cila vuan nëna, Antonis Bideris shmangu përgjigjen me një po ose jo dhe konfirmimin e këtij informacioni, duke cituar të dhëna personale. Megjithatë, u bë e qartë se ky informacion do të jetë pjesë e linjës së mbrojtjes që do t'i paraqitet nesër të mërkurën prokurorit të Verisë për çështjen e 29-vjeçares.
Në detaje, avokati i 29-vjeçares u shpreh: “Sot është dita kyçe në të cilën mbrojtja do të kërkojë të gjitha këto dokumente që do të përdoren nesër në denoncimin e të pandehurës. Ajo mohon akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe në asnjë moment nuk pranon se ka bërë një veprim që ka shkaktuar vdekjen e foshnjës së saj”.
I pyetur për gjendjen e 29-vjeçares, ai është përgjigjur: “Sot nuk e kam vizituar ende klientin tim. Mirëpo, që nga kontakti që patëm dje, ajo është e frikësuar, e tronditur që nuk e ka kuptuar përfundimin e ngjarjes”.
