VIDEO/ Përleshje të ashpra në Paris pas sulmit me 3 viktima kurde dje

Përleshje të ashpra kanë shpërthyer sot në Paris mes policisë dhe pjesëtarëve të komunitetit kurd, të cilët protestuan kundër vrasjes së tre anëtarëve të komunitetit të tyre dje.
Protestuesit kurdë përmbysën makina dhe ndezën zjarre të vogla rreth Place de la Democracie.
Përleshjet shpërthyen pasi disa protestues u larguan nga sheshi, duke hedhur granata molotovi ndaj forcave të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Tensione pati dhe dje në Paris pas sulmit të armatosur të një 69-vjeçari që la tre anëtarë të komunitetit kurd të vdekur.
Protestuesit që u mblodhën në vendin e tragjedisë u përplasën me forcat e policisë, dhe dhjetëra policë u plagosën.

Des tensions éclatent en marge du rassemblement de la communauté kurde à Paris.
— Brut FR (@brutofficiel) December 24, 2022
Retrouvez notre journaliste @RemyBuisine en direct sur place ➡️ https://t.co/m7NNd9PHhM pic.twitter.com/pIqYLahHYp
