Kërcënimet me vdekje ndaj Melonit dhe vajzës së saj, identifikohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2022, 16:54
Autori i kërcënimeve ndaj kryeministres Giorgia Melonit dhe vajzës së saj është identifikuar dhe denoncuar nga policia.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar nga Sirakuza, i papunë, nën hetim për kërcënime të rënda private ndaj kryeministres.
Operatorët e policisë postare në Romë arritën të gjurmonin personin përgjegjës pavarësisht se përdorte një pseudonim në Twitter, ku ai kërcënoi kryeministrin me vdekje.
Autoriteti gjyqësor urdhëroi kontrollin e shtëpisë dhe kompjuterit të këtij personi.
Operatorët e specializuar të Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Sicilisë Lindore të Policisë Postare vazhduan me sekuestrimin e pajisjeve të IT dhe llogarisë sociale të përdorur.
