Protesta me 6 dhjetor, PS: Tradhëti kombëtare! PD: Do denoncojmë para BE-së aktet antieuropiane të Ramës

Një javë para mbledhjes në Tiranë të krerët e Bashkimit Europian, mazhoranca dhe opozita vijojnë debatet dhe akuzat mes tyre lidhur me protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Nëse socialistët akuzojnë për tradhti kombëtare, demokratët thonë se me protestën e tyre do u tregojnë me zë e fugurë liderëve të BE-së, shqetësimet që Brukseli shkruan në raportet e tij zyrtare për Shqipërinë.

Që kur Sali Berisha thirri protestën e 6 Dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të zbresin liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, socialistët rikthyen akuzat e tyre për tradhëti kombëtare.

Petro Koçi: Është një aksion antishqiptar, një investim politik kundër BE. Kërkon të dëshmojë politikën e forcës, gjë që është joproduktive.

Ndërsa socialistët i akuzojnë, Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës, kanë refuzuar kërkesën e selisë blu për të protestuar poshtë zyrës së Edi Ramës.

Por demokratët thonë se me protestën e tyre do u tregojnë me zë e fugurë liderëve të BE-së, shqetësimet që Brukseli shkruan në raportet e tij zyrtare për Shqipërinë.

Luçiano Boçi: Korrupsionin galopant për shpopullimin, për krimin, për grabitjen dhe vjedhjen e votës. Më mirë se bëhet atë ditë me dëgjimin live nga qytetarët nuk ka shpresë e zezë mbi të bardhë.

Nga Fieri, socialisti Petro Koçi, tha se Aleanca Berisha-Meta është një kthim pas, përgjigjen ia dha Luçiano Boçi në Elbasan.

Petro Koçi: Çifti Berisha-Meta është një ftesë për ty kthyer mbrapa, nuk është një ftesë për ndryshim.

Luçiano Boçi: Sot qytetarët shqiptarë kërkojnë ndryshimin real.

Zbulimi i një vendimi gjykatë se Taulant Balla është përgjuar nga prokuroria e Elbasanit është një çështje u ka dhënë avantazh dhe argiment demokratëve në luftën politike.

Ndërsa për demokratët, përgjimi i Taulant Ballës është vetëm faktim i akuzave ndër vite, dikur ish-numri dy i socialistëve deri më tani nuk ka bërë asnjë koment.

Luçiano Boçi: Nuk është hera e parë që Taulant Balla del në përgjime të tilla dhe zakonisht komentet në raste të tilla kur shumëfishohen si raste më duket se janë të tepërta.