Tirana nuk është Roma!

E vërtetë s'ka qene e as nuk mund te jete!

Tirana nisi te behej Rome por ja ben gropën si sot e 78 vite me pare kur nis terrori komunist ne qytet!

Terror qe sot eshte shnderruar ne genocid historik, identitar e kombetar!

Por Tirana eshte si Roma, nje kryeqender urbane , ku urtesia, aftesia e profesionalizmi me i mire i shoqerise, i politikes, e i gjitheperfshirjes shqiptare duhej ta bente kryeqytetin e nje vendi europian!

Tirana sot eshte toka e grabitur qytetareve, territor i pushtuar, vend banimi i nje akti te perditshem genocidi urbanistik, historik, identitar, tradicional, popullor, kulturor, vlerash njerezore, morali e jete!

Kryhet ne driten e diellit e autoret e tij drejtojne pushtetin e vulosin voten!

Tirana u perpoq te jete si Roma qysh ne vitet '30 te shekullit te shkuar, kur u ndertuan ndertesat me te bukura qe ajo ka sot!

Ministri, institucione, kinema, teatro, u ndertuan dhe vila, shtepi, banesa, rruge kombetare, qe lakmia e byrose se maleve, i grabiti me harbutesine, ligesine, zellin e mllefin e kriminelit, te hajdutit, te pertacit, te paaftit, njeriut te pa vlerave.

Tirana ishte dikur si Roma sot , me rruget me vila moderne , hotele lluksoze, kafene kulturore, klube artistesh, xhami e kisha, parqe, e galeri arti, dhoma tregtie, agjensi turistike, shtepi mode, laboratore pikture, fotografie, qe udhetaret reporter te kohes e identifikonin si kryeqyteti i nje mbreterie europiane.

Tirana kishte pazaret me te mira te prodhimeve e produkteve made in Albania e qe sot po te ishin ruajtur do te kishin suksesin e famen e Pazarit roman te Campo dei Fiori.

Per te kenaqur provincialet e mendimit, e nihilistet, po e vertete s'ka gje per te fshehur, Tirana kishte plot shtepi te vjetra, rrugica te vogla, sic i ka ruajtur Roma sot duke i modernizuar me te njejten toponomi emrash e rivleresuar nje fizionomi marketingu tregtar, pike force e turizmit e historise autoktone.

Tirana eshte sot grope plehu per te shtuar fitimet e kokaines, marijuanes, armeve, korrupsionit e kontrabandes!

Mes betonkokainave shumekateshe qe i kane vesh qiellin, dhe shkurret e mashtrimit ideologjik per ambientin e ekosistemin jane thare.

Shkurret rriten dhe mes gurit e mendoni se cdo ndodh me token e ajrin.

Po Tirana nuk eshte Roma. Ne Rome objektet historike ruhen e nderohen me garden e shtetit, ndersa ne Tirane shemben nga shteti!

Tirana nisi te behej Rome por ja ben gropen, si sot e 78 vite me pare kur nis terrori komunist ne qytet!

Terror qe sot eshte shnderruar ne genocid historik, identitar e kombetar!