Një replikë me kryeministrin për mjekët

Dëgjova Kryeministrin se i përgatisim ne mjekët dhe na i merr Gjermania ndaj do marrim masa.

Cila do jetë masa që kanë menduar?

"Nuk do tu japim diplomat mjekëve të rinj. Pas shkolle do shërbejnë t'i kthejnë popullit atë që ka kontribuar që mjekët të arsimohen pastaj le të ikin."

Dakord mo dakord...E menduat shumë këtë zgjidhjen? Bëjeni se do e katandisni Fakultetin e Mjekësisë si degën e fizikës që nuk shkonte më askush e pastaj ulët mesataren, por prapë 9 student u regjistruan.

Bëjeni se nëse tani ka ende që arsimohen këtu për mjekësi, nesër nuk do ketë pasi do ikin me studime jashtë. Këtu do mbetet ndonjë që nuk mundet ose do ulni mesataren si te fizika që përmenda pak më sipër.

Nuk zgjidhet me pengmarrje kjo punë o usta. Zgjidhet me vizion. Zgjidhet me begatim. Zgjidhet duke vendosur meritokracinë në sistem. Zgjidhet me shtet të së drejtës.

Zgjidhet duke rritur ekonominë. Ekonominë o Z. Edi. Zgjidhet duke rritur rrogat e ulur pangopësinë e atyre që firmosin tenderat.

Se që thatë ju Z. Edi, besoj nuk ju kanë thënë që specializimin studentët e bëjnë pa rrogë (kuotat e pambuluara). Madje paguajnë dhe 1.2 milion tarifë specializimi. Z. Edi specializimin mjekët e bëjnë kur janë nga 30-35 vjeç. A e keni pyetur veten Z. Edi me çfarë jeton 1 mjek 35 vjeç që specializohet në Shqipëri pa rrogë?

Z. Edi, po veten a e keni pyetur se pse rroga e 1 doktori është 80 000 lekë, ndërsa rroga e atyre të ERE-s shkon te 400 000 lekë (të reja).

Z. Edi nuk i mban dot njerëzit duke u marrë peng kartonat. Njerëzit rrijnë vetë madje dhe kthehen kur kuptojnë se ka shpresë, drejtësi dhe dinjitet.