Rikthim i vizave për shqiptarët?

Unë mendoj se për të përballur ikjen dhe ndejtjen klandestine të shqiptarëve në Evropë, rrugëzgjidhja nuk është rivendosja e vizave.

Mendoj se pikërisht rregjimi as mish as pesh i vizave sot është një nga shkaqet madhore të emigracionit klandestin!

I bëri shqiptarët si bleta që ta shijojnë lulen, dhe pastaj u thotë ikni andej nga erdhët!

Të rinjtë që për një çast shkelin afatin, qoftë edhe për disa muaj, e kanë derën e mbyllur, ndaj rrinë në kurbet.

Psikologjikisht kush nuk e di ta mësojë: Ndalesa e shkakton tundimin, hiqni ndalesën bie tundimi!

Liberalizimi i plotë i hyrje-daljeve nga Shqipëria në Evropë dhe disa masa shoqëruese e mbyllin problemin, shqiptarët hyjnë e dalin, po klandestinë nuk do të ketë.

Unë ve bast për këtë dhe e argumentoj para kujtdoqoftë!

O pika politikanëve! Interesohen për vizat e vëllezërve tanë, kosovarëve, a thua se klasa politike në Kosovë nuk di të luftojë për popullin e vet njëqind herë më mirë seç ne për ata!

Shihni more traun që kemi në sy, ç'a dreqin merreni me fijen e flokut mbi pallton e tjetri!

Kërkoni mo heqjen totale të vizave!

Eeeeeeeej!