Provimi për maturantët që duan Mjekësinë e Përgjithshme, nga numri i pyetjeve tek mënyra e vlerësimit

Të gjithë ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, përveç mesatares, do të kenë detyrimin të japin edhe një provim tjetër për tu pranuar në këtë universitet.

Drejtoresha e qendrës së shërbimeve arsimore Aurora Balliu në një takim me ministren Kushi dhe disa maturantë shpjegoi se provimi do të zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, i automatizuar, pra siç bëhet dhe provimi i portalit apo i liçencave.

Sfondi i pyetjeve që do të përfshihen në testim do të publikohet përpara, që maturantët të njihen me tipologjinë e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Do të testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi.

Testi do të jetë i ndarë në tre nivele dhe do të ketë 50 pyetje me 100 pikë.

Vlerësimi do të merret në kohë reale, sapo provimi do të përfundojë dhe në këtë mënyrë të gjithë maturantët do të kuptojnë se në cilin pozicion të rankimit janë.

"Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi.

Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele.

Mendojmë që do të kemi 50 pyetje me 100 pikë njësoj si sistemin e licencave do të jenë pyetje të hartuara sipas niveleve, do të jenë pyetje që sistemi i merr gjithashtu sipas niveleve," tha ajo.

Por shpjegoi Balliu, në marrjen e rezultatit nuk do të jepen përgjigjet e pyetjeve, por vetëm rezultati që ka marrë maturanti.

Kjo pasi sipas saj synohet që të mos ketë vetëm të mësuarin mekanik, pra të mësuarit përmendësh ato përgjigje që publikohen.

Provimi për maturantët që duan Mjekësinë e

Provimi për maturantët që duan Mjekësinë e