Tiranë, gjendet i mbytur në liqenin e Farkës një 30 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2022, 08:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Farkë, ku një 30 vjeçar me probleme të shëndetit mendor është gjetur i mbytur në liqen.
"Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor," njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.