Orët e fundit të fushatës elektorale në Itali. Në mbrëmje debati më i madh televiziv, të gjithë kundër njëri tjetrit
Janë orët e fundit të fushatës elektorale të zgjedhjeve të së dielës 25 shtatorit, në Itali.
Një maratonë politike që përfshin komuna e territore, por dhe platforma e sheshe virtuale, lëvizje e iniciativa ekologjike partish, me përpjekjet për të bindur atë pjesë të elektoratit që ende nuk di kë të votoj.
Forcat, partitë e polet politike prej sot nisin mbylljen e aksionit të tyre politik, me përpjekjet e fundit për të bindur atë pjesë të elektoratit jo i pakët në numër, që është i pavendosur se kë të votoj apo nuk është në mëdyshje të pjesëmarrjes o jo në votime.
Këtë pasdite në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit italian Romë, qëndra e djathtë italiane do të shënoj mbylljen e fushatës elektorale me një manifestim ku do të marrin pjesë liderët kryesorë të këtij poli politik, Silvio Berlusconi, Giorgia Meloni, Matteo Salvini, Maurizio Lupi, Antonio Tajani.
Një ditë më pas pra të premten më 23 shtator do të jetë qëndra e majtë italiane e cila do të mbyll fushatën, po në të njëjtin shesh e me praninë e liderave të këtij koalicioni Enrico letta, Roberto Speranza, Ellu Schlein etj.
Ndërsa Lëvizja 5 Yje e kreu i saj Giuseppe Conte, do të jetë nga të fundit që do të shënojnë fundin e kësaj fushate. E kanë zgjedhur po Romën, ditën e premte por një shesh ndryshe, Piazza Sant'Apolstolo, vend simbol i qëndrës së majtë italiane, për të përshëndetur përkrahësit e tyre.
Përveç iniciativave të përbashkëta, liderët e koalicioneve politike, në këto orë të fundit prag zgjedhjesh, kanë dhe axhendën personale, me iniciativa e mitingje përshëndetëse në ato zona e territore ku mendojnë se është e domosdoshme prania e tyre.
Giorga Meloni, lidere e Fratelli D'Italia, që sipas sondazheve dhe një nga kandidatet e mundshme femër, do të udhëtoj drejt Napolit në krah të një inciative që përfshin Gjeneratën Z, të rinj të lindur nga 1997.
Po Napolin ka zgjedhur si vend takimin e fundit me elektoratin, ministri i jashtëm i qeverisë Draghi, Luigi Di Maio me partinë e tij të re, Impenjim Civil.
Në mbyllje të kësaj fushate elektorale, Partia Lidhja e Matteo Salvinit ka lançuar një iniciativë të pazakontë, një maratonë 4 orë në të gjitha platformat sociale e nisur nga Tik Tok, e me qëlimin për të përfshirë të 8000 komunat italiane e rreth 1 milionë përdorues që do të mund të bisedojnë e reagojnë me të ftuar e me vetë liderin e lidhjes mbi programin elektoral të kësaj force.
Ndërsa lideri i së majtës Enrico Letta, ka zgjedhur të uidhëtoj në bordin e një autobuzi elektrik për të sensibilizuar ndjekësit e të rinjtë mbi rëndësinë e mbrojtjes e ruajtjes së një ambienti të pastër, si një nga pikat kyce të programit politik të Partisë së tij. Dhe lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi do të përshendes përkrahësit e tij në Milano në sallën e Teatrit Manzoni.
Por të gjithë projektorët mediatikë e vëmendja publike është përqëndruar në atë çfarë do të ndodh sonte në mbrëmje.
Në kanalin publik RAI 1, në emisionin Porta a Porta, të gazetarit të njohur Bruno Vespa, të gjithë liderët politikë, Luigi Di Maio, Silvio Berlusconi, Giorgia Meloni, Giuseppe Conte, Carlo Calenda Matteo Salvini e Enrico Letta do të debatojnë përballë njëri tjetrit mbi programet e partive të tyre.
