"Birra për të tërë", mbushet autostrada nga shishet e derdhura pas përplasjes së 5 kamionëve
Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre pas një përplasjeje me pesë gjysmërimorkio.
Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkio që mbante birrën u përplas me kamionët e parkuar në anë të rrugës.
Fotot e marra në vendngjarje nga Patrulla e Autostradës në Florida tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të derdhura, saqë rruga mezi shihet.
Autostrada përfundimisht u rihap disa orë më vonë. Raportohet se ka vetëm lëndime të lehta.
Sipas Tampa Bay Times, dy gjysmërimorkio u përplasën në autostradën e ngarkuar të mërkurën në mëngjes dhe u përmbysën.
Dy gjysmërimorkio të tjera u tërhoqën për të ndihmuar, si dhe një kamionçinë.
Një gjysmërimorkio e pestë - ajo që mbante birrën - nuk ndaloi në kohë dhe u përplas me automjetet e parkuara.
Përveç birrës, në të gjithë rrugën është derdhur edhe betoni i transportuar nga një nga kamionët, shkruan BBC.
