Orban thirrje BE-së t'i heqë sanksionet ndaj Rusisë deri në fund të vitit


Kryeministri hungarez Viktor Orban, u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij Fidesz që "të bëjnë gjithçka që është e mundur që BE të tërheqë sanksionet e saj kundër Rusisë deri në fund të vitit".

Sipas kryeministrit, Brukseli "do të vendosë" sanksione ndaj Evropës, duke e shndërruar një konflikt lokal në një "luftë ekonomike globale".

Deklaratat Orban i bëri gjatë një takim të partisë qeverisëse hungareze.

Sipas tij, nëse hiqen sanksionet, inflacioni do të bie me 50 për qind.

Sot Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, ranë dakord në Nju Jork për të nisur një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.