Zelenski në OKB: Rusia të dënohet me drejtësi, gjykatë speciale për krimet e luftës

Ndërsa dënoi referendumet e njëanshme që pritet të mbahen nga Moska, presidenti i Ukrainës Zelenski bëri thirrje në OKB për ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte si Tribunali i Hagës.

Presidenti Zelenski bëri thirrje për një dënim me drejtësi për Rusinë gjatë video lidhjes me homologët e tij në samitin vjetor të OKB-së që po mbahet në Nju Jork.

Krimet e luftës sipas kreut të shtetit duhet të trajtohen me gjykatë speciale.

"Duhet të krijohet një Gjykatë e Posaçme për të ndëshkuar Rusinë për krimin e agresionit kundër shtetit tonë. Ky do të jetë një sinjal për të gjithë agresorët e mundshëm se ata duhet të vlerësojnë paqen ose të sillen para përgjegjësisë nga bota," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Udhëheqësi ukrainas tha se krijimi i një tribunali të posaçëm do të ndihmonte në mbajtjen e llogarisë nga Moska për vjedhjen e territorit dhe vrasjen e mijëra njerëzve.

Ai gjithashtu foli edhe për një formulë, duke përfshirë më shumë mbështetje ushtarake dhe për të ndëshkuar Rusinë në skenën botërore.

Rusia më herët thirri rreth 300 000 rezervistëve nën Mobilizimin e Pjesshëm.

Gjatë adresimit të tij në OKB, kreu i shtetit dënoi planet e Moskës për të organizuar referendume të njëanshme në Donbas dhe rajonet Kerson e Zaporizhia me qëllim bashkimin e këtyre territoreve ukrainase me territorin rus.

Votimi i cili do të nisë të premten është dënuar gjerësisht si një mashtrim nga udhëheqësit perëndimorë duke pasur parasysh edhe precedentin e Krimesë