Refleksion ose Shqiperia sot sipas meje...
Ishte fillimi i mijëvjeçarit të parë… Perandoria romake e themeluar në vitin 31 para Krishtit, më e madhja e kohës, edhe pse sundohej nga perandorët, kishte edhe një pushtet legjislativ - Senatin - pra një balancë dhe ndarje pushtetesh, që i ka bërë ballë kohës prej dy mijë vjetësh duke u përsose hap mbas hapi. Mbas afro dy shekujsh paqeje (Pax Romana) në krye të pushtetit në Romë erdhi perandori Comodus që sundoi për 13 vjet me radhë (viti 177 – 192, pas Krishtit) deri në vrasjen e tij.
Gjatë mbretërimit të tij intrigat dhe konspiracionet ishin të shumta, duke bërë qe Commodus-i të ndërtonte një stil drejtimi gjithnjë e më diktatorial, duke kulmuar në krijimin e një kulti personaliteti hyjnor, me performancën e tij si gladiator në Coloseum. Meqë punët e shtetit morën teposhten, Roma me mbi nje milion banore dalëngadalë humbi shkëlqimin e saj dhe u përfshi nga varfëria, uria, sëmundja e murtajës, krimi, vaniteti e shpërdorim i pasurive nga Perandori dhe suita e tij. Per te fituar besimin e publikut, si njohes i mire i psikologjise se turmes dhe mekanizmave te manipulimit te saj, Comodus-i vendosi te organizoje lojrat me te mëdha olimpike qe ishin organizuar ndonjëherë në Coloseum ku do te dilte vete si gladiator per te bindur turmen se ishte lider dhe se e meritonte te sundonte, se Romes nuk i duhej gje Senati “i vjeter”, dhe se nje ere e re (pa Senatin) do te fillonte mbas këtyre lojrave ne Coloseum...
Keshtu Comodus-i u stervit disa jave, mblodhi 50 mije vete ne Coloseum dhe per 14 dite me radhe qytetaret romake ndoqën cirkun politik, lojrat dhe shfaqjet me nje gladiator (Perandori Comodus) që çdo dite me shpatën e tij prej çeliku vriste ne dyluftim ne arene nje gladiator te trajnuar mire, por per fat te keq te pajisur vetëm me një ...shpate prej druri - nje flijim i tyre i kuptueshëm për kohen dhe çdo kohe te mëvonshme, për të mirën e qytetareve, sigurisht...
Ky lloj cirku i neveritshëm i ofruar me bujari nga platforma Netflix dhe librat e historisë se Romes se lashte me shfaqet qarte e me qarte sa here qe “udhëheqësi” apo “udhëheqësit” e tjerë ndërmarrin në mënyre te sforcuar, por tejet të kushtueshme koncertet me artistet e mëdhenj shqiptare e të huaj, kur lexoj per shpenzimet e luksit ne vendin me te varfer te Europes, kur dëgjoj fjalime të përdëllyera si ky i sotmi i z. Rama për “pavarësinë e mësuesve dhe integritetin e përzgjedhjes se tyre ne portalin “Shqipëria qe dua*” në administratën me te politizuar te vendeve të Evropës, qe edhe 32 vjet mbas ndryshimit formal te sistemit paguan disa dhjetë mijëra patronazhiste dhe shërbimet publike, duke përfshire edhe arsimin, nuk janë as me pak dhe as me shumë se një plaçke tregu e “fitimtarit” të vetëshpallur të votimeve të radhës që ore e cast numron “grushtet dhe shuplakat” ndaj pjesës tjetër të popullsisë qe mendon ndryshe pa referuar program, interesa publike, e te tjera fjalë të huaja si këto....
Të jemi të qartë, kombi ynë e ka humbur betejën me historinë dhe tranzicionin drejt shoqerisë se lire dhe ekonomisë se tregut qysh se nuk ka arrite te kete Senat-in e vet, dmth nje Parlament qe krijon dhe kontrollon qeverine, qe e mbikqyr qe te ushtroje pushtetin ne emer dhe per llogari te qytetareve, ne emer te sovranit dhe jo vetem te 10-15 oligarkeve miq tenderash e pasurish publike te “udheheqesit” te radhes...
Per pak harrova nja dy fakte “te parendesishme” qe mbledhja me mijera vete e dites se sotme ne Pallatin e Kongreseve nuk do t’u veje aspak rendesi: sot ne bankat e shkolles do te ulen vetem gjysma e femijeve qe u ulen plote endrra per te ardhmen ne vitin 1990... Po keshtu 1/3 e gjimnazisteve qe perfunduan shkollen kete vit ose 10 mije nxenes kandidate per ne universitete - besoj me te miret e ketij brezi – kane aplikuar dhe shumica do t’ja arrijne te largohen per shkollim ne vendet perëndimore e kudo qe te je te e mundur neper bote. Bashke me ta edhe disa qindra milionë Euro nga kursimet e kapitalet e familjeve e te bizneseve shqiptare te nevojshme për shkollimin e tyre...
Shkuan t'i shpëtojnë nga mbytja, vajzat ofendojnë rojet bregdetare
12 Shtator, 19:19
Po këtu? Prindër te vetmuar e pensioniste, numri i të cilëve rritet vit mbas viti. Bashke me ta edhe fuqia protestuese e mbare shoqërisë bie me te njejtin intensitet... Ndoshta bangladeshas-it, filipineset, etj., E pra Comodus-i, gati dy mije vet me pare “shpiku” cirkun e fanfarat shumëngjyrëshe...


