"Tirana pa Veliaj” sllogani elektoral i PS!

Lufta brenda sojit ka nis e është luftë për Tiranën.

Për jetëgjatësinë personale politike, qasjen aleate strategjike e autoimazhin globalist, Kryeministrit shqiptar i duhet një femër, me "njollë" në biografi, vendalie e besnike e planeve të tij.

Kryeministri Rama e ka zgjedhur me kë ta zëvendësoj Erion Veliaj.

Sado ky i fundit thotë "se Rama është mentori im", mes tyre u vërtetua profecia se nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi.
Nxënësi nuk ka pranuar "të bëhet mënjanë" në zgjedhjet e reja të Tiranës 2023, e lufta ndaj tij ka nisur.

Eshtë luftë kontrolli i gjithëpushtetëshëm për ta mbajtur të centralizuar Tiranën lokale e qeveritare, por është dhe një mesazh e ultimatum publik për të majtët e militantët e bazës se Tirana duhet të votohet ashtu e sic thotë Rama.
Ramës i duhet ta zëvendësoj Veliaj për të garantuar jetëgjatësinë e tij politike e pushtetare.

I duhet të justifikoj tek aleatët strategjik se mbi cfarë ka ndodhur me Tiranën, me urbanistikën, mbetjet, skandalet korruptive, hetimet antimafie, mashtrimet financiare, tenderimet abuzime, pastrim e riciklim parash, AI nuk ka pasur dijeni.
E bën me paturpshmërinë e gënjeshtrës e habinë e aktrimit se "sot ka parë Tiranën e kullave, Tiranën e paligjshmërisë, Tiranën e krimit, riciklimit, vjedhjes, harbutërisë së 20%".

Tirana ka 10 vjet që vuan këtë agoni vdekje, 10 vjet nën pushtetin e Ramës e të nxënësit të tij më të mirë.
Ramës i duhet ta zëvendësoj Veliaj për të mbuluar skandalet që më në fund kanë kapërcyer kufijtë e denoncimeve mediatike dhe hetimeve kombëtare,

Tirana i duhet Ramës për të mbrojtur veten!

E Rama e ka zgjedhur zëvendësuesen e Veliaj që muaj pas muaji e promovon publikisht e politikisht për këtë hap të ri.
I duhet një femër për të "valëvitur" imazhin e inovatorizmit të tij politik e aq në modë sot për të fituar pikë tek strategjikët e shqiptarizmit.

Ramës i duhet të zëvendësoj Veliaj dhe për majtistët që vendi i punës, interesat, familja nuk ju varen nga kullat e betoni, e principet civile për një qytet në agoni, i kanë orientuar drejt mospajtimit me këtë krim kombëtar!

Ramës i duhet të zëvendësoj Veliaj për të thënë; E nisëm aksionin për të cliruar Tiranën nga betoni e riciklimi, paligjshmeria e abuzimi, na votoni!

Tirana pa Veliajn, sllogani elektoral i PS!

Por Veliaj nuk duhet nënvleftësuar, e Rama e njeh mirë aftësinë e nxënësit të tij.

Këtë luftë brenda sojit e ka nisur në "slow mood", sinjale për "ik vetë më mirë".E Veliaj? Veliaj nuk duhet nënvleftësuar e Rama ka frikë!

Në strategjinë për rimarrjen e Tiranës, Rama ka hedhur dhe dy gurët më të forta të qytetit antikomunizmin e autoktonësinë.
Profili femër i zgjedhur nga ai në sytë e strategjikëve ia plotëson këto kushte; është vendalie e me gjysh të vrarë nga diktatori.

Por në luftën brenda sojit Rama ka harruar se dhe pse Mehmet Shehu u vra nga miku diktator, askush në Tiranën antikomuniste nuk i harron mizoritë e tij. E po ashtu dhe miq armiqtë e tjerë që u vranë pas. Bashkëpunëtorët e krimeve komuniste nuk do jenë kurrë antikomunistë.

Luftë brenda sojit qe dhe atëherë e njëjtë si sot.

E sa për vendalie, shprehja tironse më autentike mbetet; Do shkoj bari Në RRONJE!

Rama mund të mashtroj aleatët, sic e ka bërë deri sot, e asgjë nuk na habit e as na mban më me shpresë. E kjo është një tjetër përgjegjësi që ia lemë historisë ta gjykoj e ta dënoj.

Rama nuk mund të mashtroj banorët, ata me etikë e moral, me ndjenjë, mirënjohje e respekt për vendlindjen apo për qytetin që prej 3 dekadash i ka rrok në shpirt me punë, jetesë, familje, fëmijë e shtëpi.