Lamtumirë Pjerin Sheldija!
Në Shkodër, iu dha lamtumira e fundit, piktorit Pjerin Sheldija, i cili u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Për afresket e realizuara në 36 kisha e manastire ai ishte thirrej “Mikelanxhelo i Shkodrës”
Afresket e realizuara në 36 kisha e manastire e bënë të njihej si “Mikelanxhelo i Shkodrës” në Shqipëri dhe vendet e tjera të botës ku punoi.
Piktorit Pjerin Sheldija që u nda nga jeta në moshën 85 vjecare iu dha këtë të mërkurë (31 gusht) lamtumira e fundit.
Në kishën Françeskane, familjarë, miq, qytetarë dhe personalitete të artit e politikës i bënë homazh artistit dhe njeriut!
Pjerin Sheldija përllogaritet se realizoi mbi 200 afreske në Kisha e Manastire.
Pjetër Logoreci, artist: “Përveç veprës së madhe që ka lënë prapa ai la shpirtin në muret e Kishave. Afresket e tregojnë”
Greta Bardeli, deputete e PD: La një pasuri shumë të çmuar dhe na la një mesazh, atë të dashurisë për jetën, familjen e Zotin
Tre vepra të tij ndodhen në Vatikan, ndësa Papa Benedikti i 16 e ka nderuar piktorin me “Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.
Edhe pse të shumëvlerësuara Pjerin Sheldija, kurrë nuk pranoi t'i shesë për para veprat e tij.

Çdo punim që bëri nga fëmijë deri në fund te jetës, ai vetëm e dhuroi.
Bashkia e Shkodrës e ka nderuar Pjerin Sheldijën me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.