Falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet në Elbasan 35-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2022, 11:40
Eduart Zito, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte falsifikuar materialet zgjedhore më 25 prill të vitit 2021, është arrestuar ditën e zonë në Elbasan.
35-vjeçari, të cilit i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” akuzohet për veprën penale "Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.”- njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
