Gjen vdekjen te shkallët e Kuzum Babasë në Vlorë, 40-vjeçari ra nga lartësia e një bordure
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 16 Gusht 2022, 17:26
Një 40-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në shkallët e Kuzum Baba-së.
D yshohet se viktima, ende i paidentifikuar, është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


