Kërpaci: Është jetike për të mos u përballur me falimentin e Shqipërise, Partia e Lirisë e ka alternativën
Partia e Lirisë nënvizon se rritja galopante e korrupsionit të qeverisë Rama dhe çmimet e shtrenjta kanë bërë jetesën të papërballueshme për studentët dhe familjet shqiptare.
“Rritja galopante e korrupsionit nga Kryeministri i cili qeveris prej 10 vitesh ka sjellë pasoja te rënda ekonomike e sociale për të rinjtë dhe familjet Shqiptare. Rritja është ndjerë më shumë tek ushqimet e përditshme, karburantet, kostot korrente si uji, dritat, qiraja, por dhe tek transporti publik. Familjet që janë me qira, janë shumë të shqetësuar nëse do arrijnë të paguajnë dot qiranë muajin tjetër. Shumë studentë që presin të fillojnë vitin shkollor, po hetizojnë dhe po konsiderojnë brakitsjen e shkollimit prej pamundësive ekonomike” shkruan Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare Floida Kërpaci në një postim në facebook duke shpërdarë videon e kronikës së Ora News ku studentët shprehen se i kanë të papërballueshme qiratë po ashtu dhe jetesën.
Dimri është tek dera dhe gjëja më e rëndësishme për të gjithë vitin që vjen është ekonomia shqiptare, e si do të përballojmë pasojat e inflacionit në rritje.
Kërpaci thotë se Partia e Lirisë ka alternativën për një politikë ekonomike e përgjegjshme, njerëzore dhe sociale që është jetike për momentin.
“Një qeverisje për njerëzit, nuk duhet të fokusohet për koncesionet, firmat oligarkike që përfitojnë paratë publike, por për ato grupe shoqërore të cilët kanë më pak. Si përshëmbull; pensionistët, të papunët, të rinjtë, familjet e mëdha me shumë persona por me pak të punësuar, etj. Një politikë ekonomike e përgjegjshme, njerëzore dhe sociale, është jetike për momentin dhe Partia e Lirisë e ka alternativën. Është jetike për të mos u përballur me falimentin e Shqipërise dhe të shoqërisë, çfarë do të sillte kriza edhe më të mëdha sociale" shkruan Kërpaçi.

