Gjirokastër/ U kap në gjendje të dehur, 38-vjeçari godet policët në komisariat, arrestohet

Një 38-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar nga policia pasi ka goditur punonjësit e policisë gjatë intervistimit në komisariat.

I riu u kap  nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin,

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur "Ura e Dragotit", Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.  38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.”- njofton policia.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.