Balliu: Veliaj e Rama kanë vënë në komë qytetarët e po vjedhin, SPAK të hetojë kryebashkiakun e Tiranës
Demokrati Klevis Balliu tha se vjedhja është qëllimi i personave që janë nën urdhra të Edi Ramës, kur u pyet nëse ky i fundit do propozoj Erion Velajn si kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2023.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Balliu tha se qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar Erion Veliajn dhe Edi Ramën pasi sipas tij këto të fundit po vjedhin populli.
Zonja: Gjykoni se Rama do lërë sërish kandidat Erion Veliajn për kryetar bashkie?
Klevis Balliu: Është çështja e tyre, ka zero rëndësi kushdo që të jetë aty, përsa kohë përcakton të njëjtën linjë dhe të njëjtin qëllim që është vjedhja.
Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, kundër një kandidati për të rrëzuar Erion Velajn. Ka ardhur koha që të bëjmë veprime, dhe veprimi është vota dhe reagimi ndaj vjedhjes. Pse duhet të paguajnë qytetarët taksë dhe taksë nuk ka, ujin kur ujë nuk ka. Nuk është Erion Veliaj më i fortë se qytetarët, as Edi Rama. Këta kanë arritur që të vendosin qytetarët në gjendje kome dhe heshtje ndërkohë që këta vjedhin.
Balliu tha se SPAK duhet të fillojë të hetojë Erion Veliaj në lidhje me aferën e incineratorëve.
Klevis Balliu: SPAK duhet të filloj të merret me Erion Veliajn, se ndryshe të fillojmë të hetojmë SPAK. Pse nuk e thërret SPAK Erion Veliajn, perse nuk e thërret. Incineratorët ka fuqi t’i bëjë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Fuqinë ekzekutive këtu e ka vetëm Edi Rama. Janë qytetarët ata të cilët duhet të reagojnë kundër këtij regjimi. Skema që mund t’i bëjë qytetarët bashkë është besimi.
