Gjykata Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për gjyqtaren Zamira Vyshka
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e arrestit ne shtëpi për gjyqtaren e Elbasanit Zamira vyshka dhe te pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion. Gjyqtarja ka kërkuar të hetohet në gjendje te lire pasi nuk përbën rrezik për tu larguar apo për të prishur provat. Nga ana tjetër prokuroria shprehet se e provon me përgjime rastin e marrjes së ryshfetit
Gjyqtarja e Elbasanit Zamir Vyshka do të vijojë të qëndrojë në masën “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë të pandryshuar vendimin e masës së sigurisë dhe të njëjtën masë la dhe për të arrestuarit e tjerë ku në qeli do të qëndrojë avokati Ilir Pashai Tauland Ramollari dhe Xhulio Musai, ndërsa në banesë do të jetë Arben Tirana.
Gjatë seancës, e cila zgjati rreth 3 orë gjyqtarja ka mohuar akuzat ndërsa ka pretenduar se gjithçka rreth saj është sajuar me qëllimin e vetëm për ta larguar nga detyra.
“Jam një njeri që jetoj vetëm, familjarët i kam jashtë shtetit. Masa e sigurimit për mua është shumë e rëndë. Nuk e meritoj, në raport me atë çka gëzon statusi im dhe mbi të gjitha pasoja ka ardhur, unë jam pezulluar tashmë nga puna për shkak të masës së sigurimit.”- tha ajo.
Sipas akuzës Vyshka akuzohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri. Kjo sipas prokurorisë është vërtetuar nga përgjimet e vëzhgimet e saj dhe avokatit Ilir Pashaj.
Në to thuhet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator Pashajn, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.
Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja.
