Gruas nga Dibra i vjedhin shtëpinë, arrestohen 2 vëllezër fqinj

Një grabitje me dhunë është shënuar në fshatin Pejkë të Dibrës.

Dy persona kanë hyrë në banesën një gruaje dhe me forcë i kanë marrë një shumë parash dhe sende personale varëse dhe orë me vlerë.

Pas largimit të hajdutëve gruaja ka dhënë alarmin për ngjarjen.

Disa orë më pas policia e Dibrës arrestoi si autorë vëllezërit Fjoralb dhe Arsen Mani, përkatësisht 25 dhe 27 vjec, banor të të njejtit fshat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tashmë dy vellezërit do të përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa hetimet për rastin po ndiqen nga prokuroria e Dibrës.