Shiu përfshin Lezhën, pushuesit zbrazin plazhin në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2022, 11:27
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e shiut gjatë ditës së sotme.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se për shkak të kësaj situatë është zbrazur plazhi në Shëngjin dhe pjesa më e madhe e pushuesve janë larguar nga bregdeti.
Ndërkohë për shkak të largimit të pushuesve është krijuar dhe trafik automjetesh në segmentet rrugore.
Segmentet me problematike mbeten rrugët e Shëngjinit dhe segmenti Milot-Balldre.
Edhe pse sot disa vende të Shqipërisë janë përfshirë nga shiu, pritet që në ditët në vijim moti të jetë i qëndrueshëm e me diell, sipas parashikimeve.

