Kërkohej për trafik makinash, pejani kapet në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2022, 10:45
Një 53 vjeçar nga Peja e Kosovës është ndaluar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, informoi sot policia e Kukësit.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, Blerim Bekqeli, ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".
Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.
