Izraeli dhe Palestina kanë nisur një seri paketimesh, 30 të vdekur në përplasjet dy shteteve

Izraeli dhe Palestina kanë nisur një seri raketimesh ndaj njëra-tjetrës gjatë së shtunës, duke lënë të vdekur të paktën 10 civilë, shumica e tyre fëmijë.

Të paktën 10 civilë palestinezë kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e raketave të Izraelit.

Gjashtë fëmijë raportohet se janë vrarë ndërsa mbi 200 persona kanë mbetur të plagosur.

Krahas civilëve sulmet izraelite kanë vrarë edhe rreth 20 komandantë të grupit ekstremist të Xhihadit islam.

Ushtria izraelite akuzon militantët palestinezë të Xhihadit Islamik për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Shpërthimi i tensioneve nisi të hënën e kësaj jave, pasi Izraeli arrestoi liderin e Xhihadit islamik në Bregun Perëndimor, Bassem Saadi.

Kjo bëri që luftëtarët palestinezë të vendoseshin në Gaza në gatishmëri të lartë.

Të premten, IDF nisi Operacionin Breaking Dawn, duke përmendur kërcënimin e menjëhershëm të sulmit kundër civilëve izraelitë të paraqitur nga organizata terroriste e Xhihadit Islamik.

Xhihadistët palestinezë iu kundërpërgjijen me breshëri raketash, mbi 350 të lëshuara që prej së premtes, 95% prej të cilave u kapën nga sistemet mbrojtëse izraelite Iron Dome.