E mori në punë dhe më pas e përdhunoi në kazino, del para gjykatës shqiptari në Zimbabve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2022, 19:03
Një shqiptar ka dalë para gjykatës me akuzën për përdhunim të një punonjëse të tij nga Zimbabve.
Të dyshuarit, Aldo Tuçi, nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.
Gjykata bëri me dije se Tuçi i ofroi akuzueses, e cila është 29 vjeç, një punë në kazinonë e tij në Greystone Park.
Më 30 qershor të këtij viti, Tuçi e ka ftuar në kazino kur nuk ka qenë askush tjetër.
Thuhet se Tuçi i tha asaj se kishte ndërmend të kishte diçka intime me të në mënyrë që e reja të siguronte punën e saj.
Dyshohet se ai e ka përdhunojë gruan pa përdorur mbrojtje.
Çështja doli në dritë pasi ankuesja u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte performancë të keqe.
