Xhani Demika: Artistët e rinj të shtirur, luajnë skena të marrin nga pjesa e atyre që janë on top
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 20:46
Ai është gjithmonë pranë artistëve. Xhani Demika, i njohur si menaxheri i VIP-ave zbuloi Ora Verore se shumë prej tyre, sidomos të rinjtë shtiren shumë.
Në tentativë për të marrë pjesën e tortës nga "të mëdhenjtë", ai tha se luajnë skena herë-herë të errëta.
"Një pjesë e artistëve shtiren shumë në media dhe janë krejt ndryshe në jetën private. Artistët e rinj mundohen të luajnë me skena që të marrin nga pjesa e atyre që janë on top. Kanë një anë të errët shumë të keqe dhe të shtirur".
