Ja sa vlen fitorja sonte në finalen e "Air Albania"

Roma dhe Feyenoord mund të mbyllin një sezon shumë të suksesshëm edhe në aspektin financiar nëse triumfojnë në finalen e Tiranës.

Sipas mediave italiane, skuadra verdhekuqe ka arkëtuar plot 18 milionë deri në këtë fazë duke llogaritur të gjitha bonuset. 

Sipas rregullores së UEFA-s, skuadra që ngre trofeun do të arkëtojë edhe 2 milionë më shumë çka do të thotë se mund ta finalizojnë sezoninme një shumë të konsiderueshme në llogari.