(Video) Tirana nis të zhurmojë nga koret e tifozëve holandezë. Mbështetësit e Feyenoord në afërsi të stadiumit

Koret e para në rrugët e Tiranës janë ato të tifozëve të Feyenoord. Holandezët e zhurmshëm kanë mbërritur pak ditë përpara finalës ne kryeqytetin tonë dhe disa prej tyre janë shfaqur duke festuar e kënduar koret e skuadrës së tyre në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Video më poshtë është regjistruar në një nga lokalet e Tiranës ndërsa gjatë ditës së martë dhe të mërkurë fluksi do të jetë shumë herë më i madh pasi pritet që në Shqipëri të zbarkojnë rreth 40-50 mijë tifozë.