Fjalimi drithërues i Ibra-s dhe festa e Milanit me tifozët që “ngjyros” Milanon kuqezi (Foto + Video)

Milani në shesh për fitoren e titullit të 19 në historinë e klubit kuqezi.
Rreth 24 orë pas triumfit të Sassuolos që i kurorëzoi edhe matematikisht kampionë djemtë e Stefano Piolit, tifozët përqafuan idhujt e tyre dhe trofeun e titullt të kuftuar deri në minutën e fundit me kushtërinjtë e Interit.
Paradë madhështore në rrugët e qytetit të Milanos ku dy autobusë të hapur shoqëruan skuadrën në një paradë të gjatë ku Ibra dhe shokët e tij festuan titullin e vitit 2022.

Nisja u bë nga selia e klubit kuqezi “Cassa Milan” dhe më pas lojtarët dhe tifozët u stacionuan në sheshin qëndror të qytetit “Piazza Duomo” për festën e madhe.
Festë me ngjyrat kuqezi në kryeqëndrën e Lombardisë ku lojtarët protagonistë dhe jo vetëm festuan gjatë pavarësisht temperaturave të larta në këto ditë të fundit të muajit maj.
Milani triumfoi ditën e djeshme në fushën e Sassuolos me një sukses që rikthen trofeun e lakmuar pas 11 viteve mungesë në shtëpinë kuqezi duke e bërë klubin e dytë më të titulluar të Italisë pas Juventusit.
Ndërkohë pas ndeshjes me Sassuolon, Ibra mbajti një fjalim në dhomën e zhveshjes përpara skuadrës ku ndër të tjera thotë:
"Në fillim të sezonit askush nuk besonte tek ne por nga kjo u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju prandaj më bëni një nder, festoni si kampionë".
