(Video) Sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet. Shënon edhe në gjysmëfinalen për Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2022, 21:23
Giacomo Vrioni në formë fantastike. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk ndalet dhe vazhdon të shënojë në mënyrë sistematike madje rrjeta e fundit, ajo ndaj LASK ka shijen e finales play-off për Conference League.
Sulmuesi i huazuar nga Jventusi te Tiroli, e ndihmoi skuadrën e tij edhe me një asist në sfidën me LASK të fituar 2-0 dhe që i siguron skuadrës së Tirolit finalen me Rapidin e Vjenës.
