Autobusët privat në shoqërinë e spektaklit
Kur disa dite me pare nje autobuz me logon e Tiranes hodhi ne lum dhjetra udhetare, perfshi pasagjeret e nje makine tjetër, kryebashkiaku nuk e humbi mundesine ta shfrytezonte kete aksident.
Me mjeshtërinë qe e karakterizon, ai dhe mediat rreth tij, u kujdesen ta trajtonin kete ngjarje me syrin e spektaklit.
Si nje artist kontemporan ai sugjeroi qe autobuzi te shihej si instalacion se ku e con njeriu autobuzin. A thua se ishim përpara një anije kozmike te zbritur ne hene, apo te nje autobuzi te drejtuar nga ndonje orangutan.
Dhe nuk eshte se i doli keq. Qindra vete u dynden ne pelegrinazh tek vendi i aksidentit, duke bere foto instagrami, a thua se ne Tirane kishte rene ndonje asteroid nga qielli.
I gjithe ky spektakel hoqi vemendjen nga nje problem sistemik, i cili shperfaqet neper aksidente te tilla. Dhe ky problem eshte keqadministrimi i linjave te transportit publik, dhe kapja e kryetarit te bashkise nga pronaret e autobuzeve.
Transporti publik eshte nje sherbim publik ne varesi te Bashkise, por qe kur Rama u be kryetar bashkie ai u privatizua dhe monopolizua.
Njesoj si ne cdo sektor tjeter, argumenti ishte se privati menaxhon me mire se shteti. Nje debat qe sot nuk eshte me teorik, sepse qindra mijera qytetare te Tiranes e kane provuar ne kurrizin e tyre qe kjo eshte e pavertete.
Afermendsh qe nje privat perpiqet te maksimizoje fitimin, duke kursyer deri aty ku s'mban me.
Ne vende demokratike, kjo tendence per fitim frenohet nga konkurenca apo nga roli rregullator i shtetit.
Mirepo kur privati korrupton kryetarin e bashkise, atehere shteti ne vend qe te kufizoje abuzimin e privatit, perpiqet t'i kufizoje atij konkurencen, duke i krijuar kushte per tu bere monopol ne treg.
Per pasoje, ne si qytetare te Tiranes jemi te vetem perballe abuzimit qe ben privati me kete sherbim publik.
Transporti publik sot si mos me keq. Cdo vite ne paguajme me shtrenjte per te udhetuar si sardele te ngjeshura neper autobuze te vjeter, pa amortizatore dhe pa kondicionere, qe vjellin bloze neper qytet.
Deri me sot kete hall e kane vuajtur vetem ata qe kane qene te detyruar te udhetojne me autobuz. Por sot, kur autobuzet po ngjiten neper trotuare apo po zbresin neper skarpatet e Lanes, ky problem eshte kthyer ne nje rrezik per kedo qe jeton ketu.
Zgjidhja e vetme e kesaj krize eshte heqja e monopoleve qe u jane dhene privateve, dhe futja e bashkise serish ne transportin publik, ashtu si ne te gjithe vendet e tjera te Evropes.
Ka ardhur koha qe Bashkia te shkeputet nga interesat e atyre qe financojne fushatat zgjedhore, dhe te mendoje per ata qe financojne buxhetin e saj per 4 vite rradhazi, me taksat e tyre.
Ka ardhur koha qe bashkia te mendoje, nje here te vetme, per ne, banoret e ketij qyteti.

