ORA ekran i hapur dhe i lirë. Seanca dëgjimore me Ylli Ndroqin do ishte me interes për Departamentin e Thesarit
Dje pronari i ORA TV z. Ylli Ndroqi informoi kërkesën për rishikimin për vendimin e renditjes së tij në listën e të sanksionuarve nga Departamenti Thesarit.
Zoti Ndroqi në të drejtën e tij kundërshton akuzat që rëndojnë ndaj tij;
Ai i kërkon Departamentit te Shtetit se është i gatshëm për seancë dëgjimore dhe të kundërshtojë me prova se në këte rast kemi të bëjmë me disinformim për arsye politike nga qeveria shqiptare the veçanërisht Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, për të vetmin shkak se ORA TV nuk ju nënshtrua qeverisë për mospasqyrimin e skandaleve te qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, korrupsionin, lidhjet me krimin dhe trafiqet dhe pastrimi parasë trafiqeve nëpërmjet ndërtimeve në Tiranë ku kanë krijuar një katastrofë urbane të pariparueshme.
Të gjitha këto i vë në dukje dhe raporti i fundit i State Department-it. Pra ku ka gabuar ORA NEWS në pasqyrimin e skandaleve të Bashkisë së Tiranës dhe korrupsionit kur është në të njëjtën linjë me ate se çka raporton State Department?!
Ylli Ndroqi nuk ka qenë kurrë pjesë e politikës zyrtare apo në funksione zyrtare dhe; n.q.s Ai do të ishte i interesuar për përfitime tenderash, apo konçencionesh nga qeveria, do ti nështrohej asaj dhe jo të hapte luftë me të.
Si kontribues i ORA TV nga jashtë, Ylli Ndroqi kurrë nuk më ka telefonuar për ndonjë kërkesë së çfarë duhet të themë dhe çfarë nuk duhet të themë, apo kë të godas apo mos godas. Në të kundërt politikanë dhe gazetarë mediash të tjera i kanë kërkuar që të më mbyll ekranin mua, nga të dy krahët e politikës.
Ndroqi, i ka thënë: “Unë nuk ja mbyll ekranin njeriu, dilni perplasuni me të apo cilin do.” Në këtë drejtim e themë me bindje se ORA TV ka qenë dhe është një ekran i hapur dhe i lirë. Kjo ka kosto në Shqipëri që qeveriset nga një autoritarizëm politik, tribalo-klanor me klanet mafioze të trafiqeve dhe oligarkinë financiare klienteliste të pushtetit dhe shumë mediave.
Fakti që z.Ndroqi i drejtohet Departamentit te Thesarit, për të provuar të kundërtën tregon se ai beson dhe është i gatshëm për seancë dëgjimore me Departamentin e Thesarit për të provuar të kundërtën. Mendoj se një dëgjesë do të ishte me interes edhe për Departamentin e Thesarit, jo vetëm për t’u bindur për vendimin e tyre, por edhe për informacion më të sakta në drejtim të luftës kundër korrupsionit politik the lidhjeve me krimin te politikës.
Zgjidhjen e kësaj padrejtësie z. Ndroqi, nuk e kërkojë as nga Franca, as nga Kina, as nga Rusia apo Mongolia, por nga SHBA dhe në respektim të ligjve të sạj. Kjo tregon se ai ka bindje dhe beson se e ka fuqinë dhe pastërtinë për të provuar të kundërtën. Në të kundërt z. Ndroqi, nuk do të ndihej fare dhe do të lente kohën ta sfumonte këtë.
ORA NEWS ka dy vjet që kontrollohet financiarisht nga regjimi e Edi Ramës, ka qenë kohë e mjaftueshme për të hetuar shkeljet dhe…. Por deri më sot shtyjnë gjyqe pas gjyqesh duke mos u paraqitur se nuk kanë gjetur shkelje dhe abuzime financiare. Kjo flet shumë se lufta ka qenë për ti mbyllur ORA TV dhe ta nështruar siç ka nështruar dhe TV-të e tjera ku marrin rreklama, tendera, konçensione, leje ndërtimi nga qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt.
Unë si qytetar i këtij vendi besoj në drejtësine por edhe në aftësinë për te korigjuar gabimet dhe vendime të gabuara si shkak i disinformimeve politike për ti mbyllur gojën medias së lirë.
