Të thyhet rrota-rrotacionit rrotë me revolucionin e ndërgjegjes

Shqipëria vuan nga kultura e paturpsisë për të gënjyer dhe krijuar “vlera” dhe histori genjeshtrash duke prodhuar këtë klasë politike mashtruesish, abuzuesish me postin publik.

Duke grabitur dhe u pasuruar në mënyrë marramëndëse me postet publike, ku çdo qytetari duhet ti vij ndot dhe të ndjej neveri nga këta, që kanë bërë atdheun një vend nga ku duan të largohen te gjithë nga krimi i korrupsionit, trafiqeve dhe lidhje e me krimin nga këta monstra politike që kanë qeverinë, kanë mbushur Parlamentin, administratën, opoziten dhe poziten-opozite si opozitë-pozitë në radhe për ti ardhur ora për grabitje të reja.

Ora për një revolucion duhet të tundë pa pushim këmbanat e ndergjegjes! Jo revolucionit të plakut “Fanar Ndriçues” Berisha! As të revolucionit të Rilindjes Rama, me klanet e tyre dhe bandat e oligarkisë financiare kriminale qe e kanë kthyer atdheun në plaçkë tregu për pushtetet e tyre me paran kriminale dhe klienteliste, as me rrotacion me të njëjtën rrotë qe sillet në llumin me të qelbur politik-mediatik-kulturor prej 30 vjetësh,

JO! Por duhet të fillojë përbuzja dhe thyerja copë-copë e kësaj rrotè që i ka bërë Shqiptarët mjerim dhe turp në sytë e botës së qytetruar.

Shqipëria ka nevojë për revolucionin e ndërgjegjes që të prodhojë qytetari dhe përgjegjësi komunitare dhe vlera kombëtare të qytetrimit modern. Shqipëria sot është nje Tallava Orientale.