Greqia lehtëson kufizimet anti-covid, masat futen në fuqi më 19 shkurt

Vendi ynë fqinj, Greqia ka vendosur që të heqë në mënyrë të pjesshme masat në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Kështu në këto masa që do të hiqen janë kufizimet në vendet e argëtimit, udhëtimet shkollore dhe ngjarjet sportive që do të hyjë në fuqi më 19 shkurt.

Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris theksoi se komiteti i ekspertëve të shëndetësisë pas kërkesës së qeverisë vendosi që të heqë disa kufizime.

Ai shtoi se puna në distancë do të jetë e kufizuar në 20% të stafit të sektorit publik dhe privat. Plevris tha se komiteti do të diskutojë edhe kërkesat specifike.

Detajet për heqjen e kufizimeve të sipërpërmendura do të detajohen me një vendim ministror të qeverisë që pritet në fund të javës.